Ministrja Balluku inspekton bypass-in e Vlorës: Hapet në 15 Korrik, por mos bëni gara

Shqipëria

Ministrja Balluku inspekton bypass-in e Vlorës: Hapet në 15 Korrik, por mos bëni gara

Më: 28 qershor 2021 Në ora: 19:50
Foto ilustrim

Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku inspektoi pasditen e sotme punimet në bypass-in e Vlorës, ku theksoi se po avancojnë me ritme të shpejta për të bërë të mundur që ky segment të jetë i hapur për qarkullimin e automjeteve në datën 15 korrik.

Ministrja e cilësoi një aks të rëndësishëm i cili do të lehtësojë lëvizjen drejt bregdetit të jugut.

“Shpresoj që në 15 korrik ta hapim këtë rrugë në mënyrë provizore, për t’i dhënë frymëmarrje lëvizjes në Jug të vendit” deklaroi ministrja.

“Pavarësisht motit ekstrem ia kemi dalë” tha njëri nga inxhinierët e firmës që po kryen punimet.

Referuar aksidentit tragjik në Fier-Vlorë pak ditë më parë, ministrja kishte një apel për drejtuesit e makinave pak ditë përpara hapjes së bypass-it të Vlorës.

“Duhet tregohet kujdes, është rrugë e re. Rrugën nuk po e hapim për të bërë gara” tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat