Mbytet pushuesi 55-vjeçar në Velipojë, u shpëtuan edhe dy të tjerë

Shqipëria

Mbytet pushuesi 55-vjeçar në Velipojë, u shpëtuan edhe dy të tjerë

Më: 5 korrik 2021 Në ora: 14:36
Foto ilustrim

Një tjetër pushues ka humbur jetën në plazhin e Velipojës. Top Channel mëson se viktima është 55 vjeçari, P.Gjerovija. Ai është futur për t’u larë dhe ka kërkuar ndihmë, pasi po mbytej.

Pushuesit dhe bluzat e bardha i kanë ardhur në ndihmë, por ka qenë e pamundur për ta shpëtuar.

Gjatë ditës së sotme edhe 2 pushues të tjerë kanë qenë duke u mbytur, por fatmirësisht janë shpëtuar.

Sot, në plazhin e Velipojës ka patur shumë dallgë, por kjo nuk ka frenuar pushuesit për t’u futur për t’u larë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat