Basha: Arrestimi i kryebashkiakut të Lushnjes, një fillim i mbarë

Shqipëria

Basha: Arrestimi i kryebashkiakut të Lushnjes, një fillim i mbarë

Më: 6 korrik 2021 Në ora: 12:23
Basha

“Një fillim të mbarë” e cilësoi kryedemokrati Lulzim Basha arrestimin e kryetarit të Bashkisë Lushnje, Fatos Tushe dhe bashkëpunëtorëve të tij.

Përmes një postimi në “Twitter”, lideri demokrat solli në kujtesë denoncimet e bëra nga PD.

“Arrestimi i Fatos Tushës pas denoncimeve shumëvjeçare nga PD të bashkëpunimit të tij korruptiv me krimin e organizuar, mund të jetë një fillim i mbarë. Por kjo do të varet nga aftësia, kuarajo dhe pavarësia e drejtësisë për të goditur lidhjet e pushtetit me krimin, lidhjet e Hakmarrjes për Drejtësi me Tushën, Braçen dhe vetë Ramën, dhe përfitimet e tyre të ndërsjellta në vite të gjata bashkëpunimi.”

Tushe u arrestua nga Policiapasi SPAK lëshoi urdhër-arreste për të dhe 10 persona të tjerë, nën akuzat e “Shpërdorimit të detyrës”, “Korrupsionit” dhe “Falsifikimit të dokumenteve”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat