Një heroinë në Shqipëri, Imelda Poole, amerikania në "luftë" për trafikun e qenieve njerëzore

Shqipëria

Një heroinë në Shqipëri, Imelda Poole, amerikania në "luftë" për trafikun e qenieve njerëzore

Më: 11 korrik 2021 Në ora: 22:24
Imelda Poole

Një nga 8 personazhet e shpallur nga SHBA si heronj të luftës kundër trafikut të qenieve njerëzore për këtë vit jeton në Shqipëri. Ajo është amerikania Imelda Poole, e cila u vlerësua nga sekretari amerikan i shtetit për ndihmën që ka dhënë në këtë luftë të përbashkët.

Prej më shumë se 10 vitesh ajo jeton dhe shërben në Shqipëri. Për Ora News ajo tregon se Shqipëria është e gjitha e rrezikuar, por zonat kufitare janë në fokus të trafikantëve.

"E di që njerëzit e trafikuar në Shqipëri janë nga gati çdo qytet i këtij vendi. Mund të themi që veriu është një pistë e nxehtë, Korça dhe zonat kufitare deri poshtë në kufirin grek. Gjithashtu mund të themi se kufiri me Kosovën, duke u zgjeruar drejt fshatrave kufitarë shihet nga Anglia si një nga pistat më të nxehta," tha Poole.

"Shqiptarët janë bashkëpunues për të ndihmuar njëri-tjetrin," thotë motër Imelda.

Ajo shikon me shqetësim faktin se qeveria shqiptare nuk investon për të ndjekur viktimat e trafikimit pasi i ka shpëtuar ata.

"Problemi këtu është për mbrojtjen e viktimave. Është e nevojshme të qëndrosh me viktimën për një kohë të gjatë për të marrë drejtësinë në Prokurori ndaj trafikantëve dhe fatkeqësisht mbrojtja është e shkurtër she po shkurtohet nga qeveria këtë vit për të paguar për nevoja të ndryshme në streha," thotë Poole.

Imelda Poole është mirënjohëse për çmimin që mori nga SHBA, pro thotë se çmimin e meritonin gjithë ekipi që ka punuar me të.

"Ishte surprizë e madhe për mua marrja e këtij çmimi dhe sigurisht kur e mësova më bëri të ndihesha e përulur sepse e gjithë puna është bërë në bashkëpunim me gjithë këtë komunitet dhe kolegët e mi të mrekullueshëm," përfundoi Poole.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat