Zjarr masiv në Lunxhëri, rrezikohen banesat

Shqipëria

Zjarr masiv në Lunxhëri, rrezikohen banesat

Më: 30 gusht 2021 Në ora: 07:10
Ilustrim

Një zjarr masiv ka rënë sonte mbi fshatin Gjat në zonën e Lunxhërisë.

Gazetari Elidon Berberi raporton se në vendngjarje kanë shkuar 12 forca zjarrfikëse, drejtori pyjores.

Zjarri paraqitet tepër i rrezikshëm. Në fikjen e zjarrit janë angazhuar edhe banorët e zonës, për të ndaluar që flakët t’i afrohen banesat.

Sipas kreut te PMNZSH Pëllumb Shalari po punohet me pompa shpine pasi është terren i thyer malor. Ndërsa janë vendosur në dispozicion 3 automjete me ujë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat