Pas konfliktit, merr armën dhe qëllon në drejtim të banesës së të riut/ 44-vjeçari bie në prangat e policisë

Shqipëria

Pas konfliktit, merr armën dhe qëllon në drejtim të banesës së të riut/ 44-vjeçari bie në prangat e policisë

Më: 3 tetor 2021 Në ora: 16:09
Foto ilustrim

Një 44-vjeçar ka përfunduar në prangat e Policisë së Durrësit. Dyshohet se pas një konflikti për motive të dobta ai ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së shtetasit E. Sh., 29 vjeç, banues në Durrës.

Korrespondenti i Panorama.al raporton se i autori është shtetasi Saimir Meta. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.15 në Spitallë, ku autori pasi ka qëllluar me armë është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Brenda pak minutash është kapur dhe është shoqëruar në Polici, për veprime të mëtejshme.

NJOFTIMI 

Durrës/Informacion paraprak

Qëlloi me armë zjarri në drejtim të një banese, identifikohet dhe brënda pak minutash kapet e shoqërohet në ambientet e Policisë, autori i dyshuar.

Në lagjen nr.15, Durrës, shtetasi S.M., 44 vjeç, duke qarkulluar me automjet, si pasojë e një konflikti për motive të dobta, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së shtetasit E. Sh., 29 vjeç, banues në Durrës.
Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar.

Autori i dyshuar i ngjarjes, pasi ka qëlluar me armë është larguar me shpejtësi por falë reagimit në kohë të shërbimeve të Policisë, brenda pak minutash është kapur dhe është shoqëruar në Polici, për veprime të mëtejshme

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat