Vijojnë ndryshimet në Policinë e Shtetit, Nano firmos emërimet e reja

Shqipëria

Vijojnë ndryshimet në Policinë e Shtetit, Nano firmos emërimet e reja

Më: 29 tetor 2021 Në ora: 09:06
Policia e Shtetit

Drejtori i ri i policisë së Shtetit, Gledis Nano ka firmosur ndryshime të reja në strukturat policore.

Mësohet se Vehbi Bushati është caktuar Drejtor i Drejtorisë së Standardeve Profesionale.

Gjithashtu Dhimitraq Ziu është larguar nga posti i Drejtorit të policisë rrugore dhe në vend të tij është emëruar Altin Qato.

Dhimitraq Ziu është emëruar zëvendës drejtor për rendin në Durrës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat