Dokumenti/ Tenderi që arrestoi zyrtarët e bashkisë Durrës. U blenë autoshkallë për zjarrfikëse. Fituesi në garë me dokumente false

Shqipëria

Dokumenti/ Tenderi që arrestoi zyrtarët e bashkisë Durrës. U blenë autoshkallë për zjarrfikëse. Fituesi në garë me dokumente false

Më: 29 tetor 2021 Në ora: 10:03
Ilustrim

Ora News siguron tenderin për të cilën u arrestuan tetë punonjës të bashkisë së Durrësit.

Bëhet fjalë për blerje autoshkalle për zjarrfikëset me fond limit 7’083’300 lekë.

Për këtë tender është shpallur fitues KLOSI-R COMPANY.

Kriteret e përzgjedhjes së fituesit në dokument thuhet se ka qenë  çmimi më i ulët, oferta ekonomikisht më e favorshme.

Në këtë tender kanë qenë 8 kompani pjesëmarrëse ndërsa janë skualifikuar 2 kompani.

Në kërkesën për njoftimin e fituesit thuhet se oferta e paraqitur nga  KLOSI-R COMPANY me një vlerë të përgjithshme prej 5.500.000 (pesë milion e pesëqind mijë) lekë është identifikuar si oferta e suksesshme.

Por SPAK ka dyshime të arsyeshme se kjo kompani ka hyrë në këtë tender me dokumente të falsifikuara.

Gjithashtu  SPAK dyshon se edhe shoqëria  R&R Group sh.p.k ka hyrë në garë me dokumente të falsifikuara.

"Eshtë krijuar dyshimi i arsyeshëm se, shtetasit A.B., E.R., L.R. dhe R.S., administratorë, ortakë dhe punonjës të shoqërive R&R Group sh.p.k. dhe Klosi – R Company sh.p.k., kanë konsumuar veprën penale të  “Falsifikimit të dokumentave” në bashkëpunim, parashikuar nga neni 186 paragrafi i dytë i K.Penal, duke dorëzuar dokumenta të falsifikuara në kuadër të kësaj procedure prokurimi." 

Në njoftimin e sotëm për SPAK thuhet se janë regjistruar si persona nën hetim, për veprën penale të “Falsifikimit të dokumentave”, parashikuar nga neni 186 i K. Penal edhe shoqëritë R & R Group sh.p.k., Klosi – R Company sh.p.k. dhe Ra – Mi Kompani sh.p.k., subjekte për të cilat vijojnë hetimet, përsa i përket procedurave të tjera të prokurimit ku këto subjekte kanë qenë pjesmarrëse"

Kush janë të arrestuar? 

Në pranga kanë rënë Tre anëtarë të grupit të specifikimeve teknike dhe përllogaritjes së vlerës së fondit limit, pranë Bashkisë Durrës për akuzën "Shpërdorimit të detyrës” . Ata janë Adriatik Velaj, Muhamet Likazhiu, dhe Artan Taho.

Dy  anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, pranë Bashkisë Durrës për akuzën "Shkeljes së barazisë së pjesmarrësve në tendera apo ankande publike".  Ata janë Patriot Beqiraj, Indrit Matmuja, Gjergji Markola. 

Si dhe 3 persona në cilësinë e administratorit dhe ortakut e punonjës të shoqërive R&R Group sh.p.k. dhe Klosi – R Company sh.p.k. Këta të fundit akuzohen se kanë dorëzuar dokumenta të falsifikuara në kuadër të kësaj procedure prokurimi. Ata janë Riza Sulaj, Lulzim Rami, Albion Bushi.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat