Skema/ Pse autorët e vrasjeve në çdo krim djegin makinat që përdorin?

Shqipëria

Skema/ Pse autorët e vrasjeve në çdo krim djegin makinat që përdorin?

Më: 1 nëntor 2021 Në ora: 15:08
Në harkun kohor të pak ditëve në Shqipëri janë shënuar dy krime të rënda dhe në të dy rastet autorët kanë djegur makinat

Laçi është tronditur nga krimi mëngjesin e sotëm. Ish polici i rrugores në Kurbin, Xhelal Reçi, 61 vjeç, është ekzekutuar më armë zjarri në orën 07:23 sapo doli nga makina e tij tip ‘Benz’ për të hapur bizneset e tij, i cili kishte në pronësi një butik dhe një bar kafe në qendër të Laçit.

Në harkun kohor të pak ditëve në Shqipëri janë shënuar dy krime të rënda dhe në të dy rastet autorët kanë djegur makinat.

Atentati i sotëm ndaj ish-policit në Laç dhe ai ndaj Demir Backës në Fier janë dy atentatet e radhës, që sipas policisë janë kryer nga vrasës me pagesë.

Kjo është strategjia e autorëve, çka do të thotë se atentatet mafioze në Shqipëri mund të ndryshojnë nga mënyra e ekzekutimit, por kanë të përbashkët djegien e makinave. Edhe vrasja e ditës së sotme ishte po e njëjta skemë ku autorët vrasin dhe më pas djegin makinën që në shumicën e rasteve rezulton e vjedhur, ose targat janë të vjedhura.

Djegia e makinave për botën e krimit është fundi i misionit, që ata kanë ndërmarr dhe më pas arratisen duke u larguar nga Shqipëria ose ndërrojnë identitetet. Gazeta Shqip ka marrë disa nga vrasjet e bujshme ku e përbashkëta me tyre është djegia e makinave.

30 janar 2019- 50-vjeçari Arben Bilali u ekzekutua me armë zjarri pranë banesës së tij në zonën e Selitës në kryeqytet. Makina “Mercedes Benz CLS” me targa të vjedhura, u gjet e braktisur disa orë pas ngjarjes në periferi të kryeqytetit, jo shumë larg zonës së Selitës.

25 mars 2019- Vritet avokati Ravik Gurra, pak minuta pas vrasjes së avokatit, raportohet se një makinë është djegur në periferi të Elbasanit në fshatin Karakullak, pranë Bradasheshi.

1 gusht 2019- Vritet Feriz Bardhi, 40-vjeç nga Shën Vlashi banues në Durrës, baba i dy fëmijëve. Automjeti i djegur u gjet ditën e sotme poshtë urës së Gjolës në Fushë-Krujë.

27 tetor 2019- Vritet Santiago Malko, ai po udhëtonte me një automjet tip “BMW” KUR u ndoq dhe më pas u qëllua nga 2 armë zjarri kallashnikov. Makina e vrasësve të dyshuar të ish-policit Santjago Malko u gjet në fshatin Ferraj në periferi të Tiranës.

11 qershor 2020- Vritet me një armë me selinciator Hekuran Billa, 40 vjeç me precedentë të mëparshëm penalë. Automjeti i përdorur nga autorët u gjet i djegur në Pezë të Vogël.

3 qershor 2020- 43 vjeçari Shkëlzen Velaj po kthehej në shtëpi kur pa atentatorët që i kishin zënë pritë pranë pallatit, u ekzekutua.

1 shkurt 2020- Një atentat i organizuar në detaje i mori jetën Shkëlzen Kastratit, 41 vjeç i cili u qëllua me saktësi preçize me dy plumba nga një qitës profesionist. Makina tip Range Rover me targa greke që u përdor për atentatin u gjet e djegur në vendin e quajtur Kthesa e Baltëzës, skemë kjo tipike në atentate.

11 maj 2021- Everest Cakaj u ekzekutua me armë me silenciator në makinë në sy të gruas së tij në lagjen "Skëndërbej" në Elbasan. Makina tip “Benz” e përdorur nga autorët, pa targa dhe u gjet në zonën e stacionit hekurudhor në Golem të Kavajës.

21 maj 2021- Vritet Delon Troqe, 35 vjeç me armë zjarri ti kallashnikov. Ngjarja e rëndë mësohet të ketë ndodhur në qytetin bregdetar të Vlorë, në lagjen “Pavarësia”, pranë pallatit të sportit ‘Flamurtari”.

5 tetor 2021- Ardjan Çollaku 50 vjeç dhe Lulzim Bitri 35 vjeçu vranë në një pikë karburanti në hyrjen perëndimore të qytetit të Elbasani, aksin Elbasan-Metalurgji. Dy persona kanë qëlluar me breshëri nga një mjet duke lënë të vdekur në vend Lulzim Bitrin ndërsa Çollaku vdiq në Spital.

Pse autorët i djegin makinat pasi kryejnë atentatin?

Kjo është një skemë kjo tipike në atentate, pasi zjarri shkatërron provat që autorët mund të lënë në mjet. Shkatërrimi i provave ja vështirëson punën hetuesve të policisë në zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat