Ministri Manja: Ndëshkim për çdo noter që shërbimin publik e ka kthyer në pazar në kurriz të ligjit dhe qytetarëve

Shqipëria

Ministri Manja: Ndëshkim për çdo noter që shërbimin publik e ka kthyer në pazar në kurriz të ligjit dhe qytetarëve

Më: 2 nëntor 2021 Në ora: 15:46
Ulsi Manja dhe Mimoza Sadushi

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka deklaruar sot se “pastrimi fillon nga vetja” gjatë takimit me kryetaren e Dhomës së Noterëve znj. Mimoza Sadushi.

Për Ministrin e Drejtësisë nuk ka qëndrim të dytë për ata noterë që shërbimin dhe besimin ndaj publikut e kthejnë në pazar në kurriz të ligjit dhe qytetarëve.

“Çdokush do të përgjigjet para drejtësisë, duke qenë jo vetëm subjekt i drejtorisë përkatëse të profesioneve të lira në ministri, por edhe të Drejtorisë Antikorrupsion”, është shprehur Manja.

ë pas të dy zyrtarët, ranë dakort për rritjen e nivelit të bashkëpunimit dhe koordinimit mes dy institucioneve, me qëllim përmirësimin progresiv në çdo aspekt të marrëdhënies që noterët kanë me qytetarët përgjatë punës së tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat