Çfarë i ka ndodhur? Enkelejd Alibeaj shfaqet në mbledhje me fashë në hundë

Shqipëria

Çfarë i ka ndodhur? Enkelejd Alibeaj shfaqet në mbledhje me fashë në hundë

Më: 10 nëntor 2021 Në ora: 19:03
Enkelejd Alibeaj

Komisioni Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit ka nisur me debate të ashpra mes palëve, ndërsa kryetari , Enkelejd Alibeaj ka tërhequr vëmendjen e mediave pasi është shfaqur me fashë në hundë dhe me maskë në fytyrë.

Deputeti i PD bëri thirrje për vaksinim, por nuk sqaroi se çfarë ka ndodhur.

“Unë ju kërkoj ndjesë që do ta zhvilloj mbledhjen duke përdorur maskën. Kushdo që na sheh e na dëgjon të marrë masat për të mbrojtur veten dhe të tjerët nga Covid-19 dhe pse jo, vaksinohuni të gjithë, ruani veten dhe bëhuni shembull për ata që ju rrethojnë”, tha Alibeaj

Alibeaj u ankua se asnjë institucion që i është dërguar kërkesë për informacion për zgjedhjet e 25 prillit, nuk ka kthyer përgjigje.

“61 kërkesa drejtuar bashkive, së bashku dhe me 11 kërkesa drejtuar bashkive të tjera që u kemi kërkuar informacion, kërkesat drejtuar SPAK, drejtorisë së Policisë së Shtetit, 12 kërkesa drejtuar inspektoriateve, Kadastrës, 12 ministrive, kërkesa drejtuar gjendjes civile, 4 kërkesa drejtuar OSHE, KESH, Posta Shqiptare dhe SHISH, fatkeqësisht konstatoj se nuk ka kthyer dhe nuk ka denjuar askush që të kthejë asnjë përgjigje”, tha Alibeaj.

Sipas tij, institucionet kanë kthyer përgjigje vetëm për pyetjet që mazhoranca ka pasur për opozitën, mbi pyetjet për strukturën e armatosur të PD-së.

Shqetësimit të Alibeajt, i dha përgjigje deputetja e PS-së,Klotilda Bushka.

“Nëse ky afat është duke ecur nuk mund të themi që nuk janë përgjigjur. Të jemi objektivë dhe të mos ushtrojmë presion mbi instuticionet. Ata e dinë që duhet të kthejnë përgjigje.  Të mos nxitohemi”- tha Klotilda Bushka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat