Miratohet buxheti i ri, rritje pensionesh dhe rritje pagash për mjekët, mësuesit, policët dhe ushtarakët

Shqipëria

Miratohet buxheti i ri, rritje pensionesh dhe rritje pagash për mjekët, mësuesit, policët dhe ushtarakët

Më: 12 nëntor 2021 Në ora: 09:01
Ilustrim

Buxheti për vitin 2022 mori miratimin në parim nga Komisioni Parlamentar i Ekonomisë dhe Financave. Në mbledhjen e zhvilluar ditën e djeshme, opozita nuk e votoi këtë projektbuxhet, me pretendimin se nuk mbështet qytetarin, por PPP-të. Edhe pse pa votat e opozitës, mazhoranca miratoi në parim projektbuxhetin e vitit 2022 si dhe 4 projektligjet e paketës fiskale. Ndërkohë, në buxhetin për vitin 2022, i cili mori dje miratimin në parim, parashikohet rritje pensionesh, rritje pagash për mjekët, mësuesit, policët si edhe për ushtarakët.

Kështu, sa i përket rritjes së pensioneve për vitin 2022, në buxhet është parashikuar se pensionistët do të përfitojnë rritje pensionesh në 2022, vetëm në bazë të indeksit të inflacionit dhe një bonus prej 5 mijë lekësh që do të jepet për festat e fundvitit për të gjithë pensionistët. Rritja e pensioneve nuk do të indeksohet sipas inflacionit të përgjithshëm, por do të jetë në normën e rritjes së çmimeve për disa mallra dhe shërbime të veçanta që janë më të përdorshme nga mosha e tretë.

Kështu, nëse do të ketë rritje të çmimit të energjisë ose bukës do të rritet edhe indeksi i inflacionit për të gjithë pensionistët, ndërsa parashikohet që buxheti do të përballojë indeksim deri në 3 për qind. Sa i përket rritjes së pagave për mjekët dhe infermierët, në projektbuxhet është parashikuar se pagat për mjekët dhe infermierët për vitin 2022 do të kenë rritje me 6 për qind. Nga kjo rritje pagash përfitojnë rreth 18 mijë mjekë dhe infermierë.

Po ashtu, në buxhetin e ri për vitin 2022 është parashikuar edhe rritje lidhur me pagat për mësuesit. Kështu në buxhet është parashikuar rritje e pagave për të gjithë mësuesit me 6 për qind..

Rritja e pagave për policët dhe ushtarakët

Ndërkohë, në buxhetin e ri për 2022 parashikohet edhe rritje pagash për policët. Rritja e pagave për policëve do të bazohet mbi gradën dhe funksionin. Sa i përket pagës për efektivët e policisë, është parashikuar që të gjithë ata persona që ushtrojnë detyrën jashtë vendbanimit do të përfitojnë rritje deri në 150 për qind.

Kështu gjatë 2022 pagat për efektivët e policisë së do të rriten me 150 për qind, ndërsa parashikohet se kjo rritje pagash do të jetë për ata të cilët ushtrojnë detyrën e tyre jashtë vendit ku banojnë dhe se përfitues do të jenë rreth 1179 efektivë policie. Në skemën e përfitimit do të përfshihen të gjithë punonjësit nga inspektori e deri tek drejtuesit e parë.

Janë ndarë përkatësisht në bazë të kilometrave, pra largësisë që ka punonjësi që punon jashtë vendbanimit të tyre, duke u nisur nga 20 deri në 60 km largësi, do të përfitojë 20 për qind më shumë mbi pagën, nga 61 km deri 120 km, do të përfitojë 30 për qind më shumë mbi pagën dhe mbi 121 km, do të përfitojë 50 për qind mbi pagën mujore. Në buxhetin për 2022 është parashikuar edhe një rritje me 30 për qind e pagës për të gjithë personelin e Forcave të Armatosura.

Sa i përket kategorive që janë përfituese janë duke filluar nga ushtari më i thjeshtë e deri tek gjeneralët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat