Burri dhe gruaja rrahen për ushqimin, gjuhen me tenxhere e tepsi

Shqipëria

Burri dhe gruaja rrahen për ushqimin, gjuhen me tenxhere e tepsi

Më: 13 nëntor 2021 Në ora: 09:44
Ilustrim

Një çift në Tiranë është aq i pandashëm sa edhe për dhunën në familje do gjykohen së bashku. ata janë të dy të moshuar, burri i moshës 79 vjeç dhe gruaja e moshës 71 vjeç dhe u grindën aq shumë me njëri tjetrin për ushqimin sa më pas u goditën me ç’të mundnin ku nuk munguan as flakja e tenxhereve dhe tepsive.

Në dosjen që TCH disponon thuhet se kallëzimi u dorëzua nga e moshuara me inicialet L.S e cila tregon se bashkëshorti mbasi u kthye në banes , ajo e kishte pritur që të drekonin së bashku. ‘

‘Im shoq më kërkoi llogari pse dhe për kë gatuaja kaq shumë ushqim dhe nisi t’më godasë me grushta’ – thotë e moshuara.

Por kur policia ka thirrur 79 vjeçarin- ai akuzoi gruan se kur e pyeti pse gatuante sikur ishin tre persona në shtëpi, ajo nxorri tepsinë dhe e gjuajti.

Pas kësaj përshkruan prokurorja e çështjes, të dy u konfliktuan me enët e kuzhinës derisa gruaja mori thikën e kuzhinës dhe e qëlloi mbasi i shoqi flaku gatimin.

Të dy ata përveç akuzës së ngritur nga prokurorja Suela Salavaci kanë marrë urdhër mbrojtjeje nga njëri-tjetri.

Por gjykata civile thotë se e gjendur në kushtet kur ka përsëritës po aplikon largimin nga banesa të dhunuarit. Ndërsa dhuna vijon të jetë në rritje , sipas policisë përveç 350 burrave të arrestuar po vërehet që ka një trend tnë rritje të grave që po dhunojnë vjehrrën, motrën apo kunatën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat