Rruga Skuraj-Burrel, e degraduar dhe e rrezikshme, shoferët: Tallje me taksat tona

Shqipëria

Rruga Skuraj-Burrel, e degraduar dhe e rrezikshme, shoferët: Tallje me taksat tona

Më: 15 nëntor 2021 Në ora: 14:38
Ilustrim

Asfalti në aksin Skuraj-Burrel  ka pësuar çarje në disa vende, ndërsa rrëshqitja e tokës ka krijuar rrezik në këtë rrugë.

Mirëmbajtja e kësaj rruge i kushton buxhetit të shtetit 19 milionë e 205 mijë Euro për 5 vite.

Por siç tregojnë pamjet  gropat mbushen me asfalt duke u ngjeshur me lopatë, një mënyrë aspak efektivë pasi me ngricat e para, shfaqen sërish.

"Rrugë më mizere nuk ka. Kam 30 vite shofer, po e njëjta infrastrukturë është."

"I ka mbushur gropat me lopatë."

Për drejtuesit e mjeteve që qarkullojnë aty çdo ditë thonë se paratë e taksave u  kanë shkuar dëm.

"20 milionë euro i ka dhenë shtetit, 20 milionë euro i japim ne nga makina, duke paguar taksa për çdo vit"

Rruga është copë -copë, makinat na janë bërë copa."

Në këtë aks gjithashtu mungon sinjalistika, çka e bën më të rrezikshëm lëvizjen e mjeteve në rrugë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat