Burri i saj diplomohet në universitetin ku punonte, drejtoresha shqiptare ndan videon në TikTok

Shqipëria

Burri i saj diplomohet në universitetin ku punonte, drejtoresha shqiptare ndan videon në TikTok

Më: 26 nëntor 2021 Në ora: 08:17
Marieta Poshi

Marieta Poshi u bë virale në TikTok falë një videoje që ndau në këtë rrjet social nga diplomimi i burrit të saj. Poshi dhe bashkëshorti i saj, të cilët janë prindër të tre fëmijëve, jetojnë në SHBA, ku dhe janë njohur për herë të parë.

Në një lidhje për Abc-ja e mëngjesit, ajo tregoi se partneri i saj nisi studimet në një kohë kur Marieta ishte drejtoreshë në Universitetin në të cilën ai studionte.

“Kur ndan grimca të jetës duhet të gjesh diçka pak ironike për të kapur vëmendjen e njerëzve në TikTok. Ai mbaroi bachelorin e biznesit dhe e kishte lënë përgjysmë. Kur fillova drejtoreshë tek një universitet na u dha mundësia që ai të ndiqte studimet dhe unë isha drejtoresha e degës që ai studionte.”, tha Marieta.

E ngacmuar nga gazetarët në studio nëse kishte menduar ta ngelte ndonjëherë, Marieta tha me humor: “Nuk kisha mundësi as ta ngelja dhe as ta kaloja. Po ta kisha në dorë sidomos pjesën e ngeljes do ta kisha përdorur për një shantazh për një çantë të re.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat