Dëbora bllokon Thethin/ Në zonat e thella janë shumë turistë që nuk mund të kthehen

Shqipëria

Dëbora bllokon Thethin/ Në zonat e thella janë shumë turistë që nuk mund të kthehen

Më: 29 nëntor 2021 Në ora: 15:33
Foto

Prej katër ditësh i gjithë qarku i Shkodrës është përfshirë nga moti i keq me reshje të dendura shiu në 5 bashkitë, ndërsa në zonat malore nuk kanë munguar reshjet e dëborës.

Pika turistike e Thethit, e cila shpreson që me rrugën e re,  këtë vit për herë të parë të ketë sezon turistik edhe gjatë dimrit, u bllokua në fundjavë. Të shtunën, makinat e dhjetëra turistëve mbetën në Qafën e Thores për shkak të dëborës dhe nxjerrja e tyre u bë vetëm përmes banorëve të zonës. Ndërkaq edhe këtë të hënë, reshjet u rikthyen në këtë pikë duke bërë të pamundur lëvizjen e makinave të vogla. Pastrimi i dëborës po bëhet nga banorët me mjetet e tyre private.

Probleme për shkak të motit të keq, ka edhe në Kelmend të Malësisë së Madhe, në pikat turistike të Vermoshit dhe Lëpushës.

Era e fortë dëmtoi rrjetin dhe për pasojë sot është dita e katërt që e gjithë zona është në errësire. Turistet në fundjavë u detyruan të ktheheshin pas, pavarësisht rezervimeve. Këtë të hënë edhe në Kelmend u rikthyen reshjet e dëborës, ndërkaq një borëpastruese po bën të mundur mbajtjen hapur të aksit rrugor nga Tamara për në Lëpushë dhe Vermosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat