I riu përdhunon 19-vjeçaren, policia e shpall në kërkim

Shqipëria

I riu përdhunon 19-vjeçaren, policia e shpall në kërkim

Më: 11 dhjetor 2021 Në ora: 12:13
Ilustrim

Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim ditën e sotme një 21-vjeçar pasi ka përdhunuar një 19-vjeçare.

I shpalluri në kërkim është shtetasi me iniciale R.Sh pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një 19 vjeçare, pa dëshirën e saj.

"Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1, po punojnë për kapjen e shtetasit R. Sh., 21 vjeç.

Pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një 19 vjeçare, pa dëshirën e saj", njofton policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat