Sherr në Pogradec, i riu goditet me grushte e sende të forta nga 4 persona

Shqipëria

Sherr në Pogradec, i riu goditet me grushte e sende të forta nga 4 persona

Më: 26 dhjetor 2021 Në ora: 10:33
Foto ilustrim

Një konflikt me grushte dhe sende të forta ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në aksin rrugor Pogradec-Blacë.

Njoftohet se sherri nisi në afërsi të një një karburanti në fshatin Podgori.

Ku katër persona kanë goditur me sende të forta dhe grushte një 22-vjeçar banues në Pogradec.

I riu po merr kujdes shëndetësor në spital ndërsa specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, filluan procedimin penal për veprën “Plagosja e lehtë me dashje” kryer në bashkëpunim dhe po punojnë për kapjen e B. S., 30 vjeç; M. Xh., 28 vjeç; E. Xh., 29 vjeç dhe Dh. B., 26 vjeç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat