U rizgjodh President i Italisë/ Balla uron Sergio Mattarellan: Model i shkëlqyer

Shqipëria

U rizgjodh President i Italisë/ Balla uron Sergio Mattarellan: Model i shkëlqyer

Më: 30 janar 2022 Në ora: 00:43
Taulant Balla

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka uruar presidentin e ri të Italisë, Sergio Mattarella për rizgjedhjen në krye të shtetit.

Balla shkruan se Mattarella është pa asnjë diskutim modeli i shkëlqyer i kryetarit të shtetit që përfaqëson unitetin kombëtar, i cili pranoi rizgjedhjen në detyrë me sensin e plotë të përgjegjësisë që buron nga pozicioni i Presidentit të Republikës.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

"Urimet më të mira Presidentit të Italisë  Sergio Mattarella për rizgjedhjen!

Ai është pa asnjë diskutim modeli i shkëlqyer i kryetarit të shtetit që përfaqëson unitetin kombëtar, i cili pranoi rizgjedhjen në detyrë me sensin e plotë të përgjegjësisë që buron nga pozicioni i Presidentit të Republikës. President normal”, shkruan Balla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat