Rama: Përgatituni për gjëra shumë më interesant

Shqipëria

Rama: Përgatituni për gjëra shumë më interesant

Më: 5 shkurt 2022 Në ora: 14:26
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar zhvillime të reja në frontin e koalicionit të Komisionit të Rithemelimit me LSI të qujtur “Shtëpia e Lirisë”.

 Rama tha para gazetarëve që të mos çuditen dhe të jenë të përgatitur sepse do të shikojnë gjëra më interesante në këtë koalicion.

Pyetje: Në përballjen e 6 marsit përveç Partisë Demokratike do të keni dhe një aleancë të re mes ish kryeministrit Berisha dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim. Si e shihni këtë bashkim forcash?

Kryeministri Edi Rama: Unë nuk shoh filxhan, por nuk ka nevojë të shohësh filxhan për ta paraparë para se të ndodhte këtë, madje nuk keni parë gjë akoma në këtë aspekt, kështu që mos u çudisni e jini të përgatitur se do shikoni gjëra shumë më interesante se kaq në frontin e Shtëpisë së Liries.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat