Demalia: Të sekuestrohen pasuritë e Tahirit dhe të Kokës. Drejtësia në kombinim me politikën

Shqipëria

Demalia: Të sekuestrohen pasuritë e Tahirit dhe të Kokës. Drejtësia në kombinim me politikën

Më: 22 shkurt 2022 Në ora: 20:48
Foto nga vendi i ngjarjes

Publicisti Ilir Demalia është shprehur se duhet të sekuestrohen pasuritë ish-Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe ish Ministrit të Mjedisit Lefter Koka.

Në një intervistë për Ora News, Demalia tha ndër të tjera se drejtësia në vendin tonë është një kombinim me mafien politike.

Ilir Demalia: Drejtësia këtu është në kombinim me mafien politike.

Kjo që po luhet është një teatër. Mos të luajnë më ping pong, të flasin hapur se kësaj pune e ka dalë era e i ka dalë boja. Në Shqipëri me këtë klasë politike, me këtë shoqëri që nuk ka asnjë lloj reagimi, nuk do vihet drejtësi. Lefter Koka dhe Tahiri të dënohen dhe t’u sekuestrohen pasuritë. Nga i gjeti pasuritë Tahiri. Nga i gjejnë burimet financiare partitë me këtë luks të madh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat