Zjarr në guroret e Dimalit, digjen dhjetëra hektarë me pisha

Shqipëria

Zjarr në guroret e Dimalit, digjen dhjetëra hektarë me pisha

Më: 14 mars 2022 Në ora: 14:25
Zjarr në guroret e Dimalit, digjen dhjetëra hektarë me pisha

Një zjarr i madh ka përfshirë kodrat me pisha shekullore mbi guroret në Dimal.

Fillimisht është vërejtur një vatër e vogël zjarri, e cila e favorizuar nga era ka përparuar ne shpejtësi në të gjithë sipërfaqen e kodrës, duke djegur dhjetëra hektarë me pisha.

Terreni i vështirë dhe mungesa e rrugës e ka bërë të pamundur hyrjen e mjeteve zjarrëfikëse në vendin e zjarrit, ku zjarrëfikësit janë duke shkuar në këmbë për të fikur zjarrin me mjete rrethanore dhe me pompat e shpinës.

Megjithë përpjekjen e forcave të shpëtimit nga zjarri për të mundësuar lolalizimin dhe vënien nën kontrroll të flakëve, këto të fundit janë duke përparuar me shpejtësi në të gjithë territorin kondrinor me pisha.

Burime të Repartit Zjarrëfikës në vendngjarje bëjnë me dije se zjarri është vënë në mënyrë të qëllimshme nga dora e njeriut dhe se po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të zjarrit.

Deri më tani raportohet se janë djegur rreth 5 ha me pisha shekullore në masivin e gjelbëruar në bashkinë Dimal, ndërkohë që zjarri po përparon me shpejtësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat