Qeveria dhe Bordi i Karburanteve rriten çmimin e naftës, qytetarët ftohen sërish në protestë

Shqipëria

Qeveria dhe Bordi i Karburanteve rriten çmimin e naftës, qytetarët ftohen sërish në protestë

Më: 25 mars 2022 Në ora: 21:25
Foto ilustrim

Shoqëria Civile ka njoftuar sërish protesta, pasi Bordi i Administrimit të Karburanteve rriti çmimin e naftës. Aktivisti, Adriatik Lapaj thotë se protesta do të zhvillohet të martën në orën 17:00 në shesh.

Lapaj shkruan në Facebook se çmimi ka vijuar të rritet që nga dita e fundit e protestës.

“Ishte me 203 lekë, sapo shkoi me 245 lekë. Pritet të shkojë mbi 250 lekë për litër”- shkruan Lapaj.

Kujtojmë që për rreth një javë rresht qytetarët dolën në protesta kundër rritjes së çmimeve. Ata kanë kërkuar që të hiqet taksa e naftës, por kjo është refuzuar nga kryeministri Rama, i cili ka deklaruar i vendosur se nuk do të hiqet taksa për aq kohë sa ai është në pushtet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat