Hoxhë Teqja: Ai që shpreson se një ditë do të dalë para Zotit le të punojë mirë e të shpërndajë dashuri

Shqipëria

Hoxhë Teqja: Ai që shpreson se një ditë do të dalë para Zotit le të punojë mirë e të shpërndajë dashuri

Më: 15 prill 2022 Në ora: 19:09
Teqja

Në emisionin “Kjo është koha” në RTV Ora, Hoxhë Gazment Teqja u shpreh se në Kur’an zoti e ka trajtuar shpresën si diçka të domosdoshme.

Ai tha se ai që shpreson se një ditë do të dalë para Zotit le të punojë mirë dhe le të shpërndajë mirësi e dashuri.

Teqja: Në Kur’an zoti e ka trajtuar shpresën si diçka të domosdoshme. Është e çuditshme që nuk shpresohet te madhështia e Zotit! Ai që shpreson se një ditë do të dalë para Zotit le të punojë mirë dhe le të shpërndajë mirësi e dashuri.

Është mirë që të jem njerëz të dobishëm në shoqëri. Për ata që e teprojnë me mëkate dhe nuk kanë më forcë për shkak të dobësive të ndryshme, mund të rrëshqasë, por Zoti thotë se kurrë të mos humbë shpresa nga Zoti. Në çdo lloj gjendje që je Zoti kënaqet që kthehesh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat