Besimtarët ortodoksë në Berat kremtojnë të Premten e Zezë, Epitafi përshkon shëtitoren e qytetit

Shqipëria

Besimtarët ortodoksë në Berat kremtojnë të Premten e Zezë, Epitafi përshkon shëtitoren e qytetit

Më: 22 prill 2022 Në ora: 21:18
Besimtarët ortodoksë në Berat kremtojnë të Premten e Zezë, Epitafi përshkon shëtitoren e qytetit

Edhe besimtarët ortodoksë të qytetit të Beratit kanë kremtuar sot të Premten e Zezë,e cila simbolizon përkujtimin e vuajtjeve të Jezu Krishtit dhe vdekjen e tij në kryq.

Riteve të organizuara në Katedralen e “Shën Dhimitrit” ju janë bashkuan qindra besimtarë ortodoksë beratas, që u bënë pjesë e këtij rituali,që simbolizon varrin e Krishtit.

Kanë qënë At Johan Qako dhe At Petraq Simsia ata që kanë drejtuar edhe ritet fetare në Katedralen e “Shën Dhimitrit”, ku besimtarët janë lutur për shëndet, mirësi dhe lumturi.

Pas kryerjes së shërbesës së mbrëmjes së të Premtes së Zezë, që për besimtarët ortodoks shënon vdekjen e Jezu Krishtit, At Johan Qako dhe At Petraq Simsia kanë kryer edhe ritualin e Epitafit, që fillimisht ka shëtitur përreth oborrit të Katedrales së Shën Dhimitrit për disa minuta e më pas është kapërcyer nga besimtarët.

Pas përfundimit të riteve fetare, Epitafi, i shoqëruar nga besimtarët ortodoksë, ka përshkruar shëtitoren e qytetit, një ritual ky i përvitshëm në qytetin e Beratit.

E premtja e Zezë shënon vdekjen e Jezu Krishtit në Kryq, për t’u ringjallur mesnatën e së shtunës, kohë kur kulmojnë edhe kremtimet e Pashkëve.

E premtja e Zezë i paraprin të dielës së Pashkëve, ku ceremonitë fetare mbahen si çdo vit në Katedralen e Shën Dhimitrit, në qendër të qytetit të Beratit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat