Parku i Butrintit, Margariti: Asnjë nga anëtarët e bordit nuk do të marrë pagesa ekstra

Shqipëria

Parku i Butrintit, Margariti: Asnjë nga anëtarët e bordit nuk do të marrë pagesa ekstra

Më: 10 maj 2022 Në ora: 00:52

Ministrja e Kulturës në një intervistë në emisionin “Log.” në Abc të gazetarit Endri Xhafo, ka folur për menaxhimin e Parkut Kombëtar të Butrintit.

Margariti gjatë intervistës me gazetarin Xhafo, u ka dhënë përgjigje të gjitha pyetjeve dhe dyshimeve që kanë ngritur për Parkun Kombëtar të Butrintit, për të cilin është thënë se i është dhënë një entitetit tjetër.

Ministrja tha se Parku do të menaxhohet nga një bord ku Ministria ne Kulturës dhe shteti shqiptar janë anëtarë.

Ndërsa sa i përket akuzave për pagesat e majme, Margariti tha se asnjë anëtar i bordit nuk do të marrë pagesa ekstra.

“Bordi do të punoj me pjesëmarrje vullnetare, asnjë nga anëtarët e bordit nuk do të marrë pagesa ekstra. Në ëndrrat e disa personave jam veshur si qyp me florinj. Ministri i Kulturës dhe asnjë anëtar tjetër nuk merr asnjë pagesë”, tha Margariti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat