Lëndohen rëndë dy turistë gjermanë në Valbonë

Shqipëria

Lëndohen rëndë dy turistë gjermanë në Valbonë

Më: 10 maj 2022 Në ora: 13:41
Foto ilustrim

Nje ngjarje e rëndë ka ndodhur para pak minutash në alpet mes Valbonës dhe Thethit.

Disa turistë, gjatë ecjes në këmbë (hiking), kanë humbur rrugen dhe për pasojë dyshohet se kanë  rënë në një greminë.

Nga të dhënat paraprake mësohet se ka ndërruar jetë njëri prej tyre, raporton abcnews.al.

Menjëherë pas marrjes së informacionit, efektivë nga policia e Shkodrës dhe nga ajo e Tropojë kanë shkuar në vendin e ngjarjes për t’i ardhur në ndihmë turistëve.

Aksidentet në alpe janë një fenomen i shpeshtë për shkak të terrenit të vështirë si edhe faktit që frekuentohen nga një numër i madh vizitorësh thuajse gjatë gjithë vitit. Më herët, në një aksident të ngjashëm ndërroi jetë edhe alpinisti Ndoc Mula.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat