​KPM e AMA në Departamentin Amerikan të Shtetit

Shqipëria

​KPM e AMA në Departamentin Amerikan të Shtetit

Më: 8 qershor 2022 Në ora: 14:41
Foto ilustrim

Një delegacion i përbashkët i dy rregullatorëve të medias, së Kosovës dhe Shqipërisë, përkatësisht Komisionit të Pavarur të Mediave (KPM) dhe Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA), është duke zhvilluar një vizitë pune në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.


Përfaqësuesit e dy autoriteteve rregullatore, kryesuar nga Xhevat Latifi dhe Armela Krasniqi, zhvilluan një takim në Departamentin Amerikan të Shtetit, ku u pritën nga Martin McDoëell, drejtor i Zyrës për Evropën Qendrore dhe Juglindore.

Dinamika e zhvillimeve në të dy autoritetet rregullatore, si dhe sfidat me të cilat ato përballen, u prezantuan gjatë takimit, ku u vu theksi tek garantimi i lirisë së medias dhe konkurrencës së ndershme në transmetimet audio/audiovizive, por edhe duke përmendur përpjekjet që bëhen për të evituar fenomenet e çrregullimit informativ, më shumë në formën e dezinformimit apo propogandës. Të gjitha përpjekjet bëhen edhe më të domosdoshme duke pasur në vëmendje luftën në Ukrainë dhe dezinformimin që është një kërcënim në vijimësi për të gjithë shoqëritë demokratike.

Sektori audiovizual u konsiderua si një hapësirë ku mund të bashkëpunohet me institucionet homologe apo subjekte të ShBA-së për të ndikuar dhe mbështetur projekte të përmirësimit të cilësisë dhe shumëllojshmërisë së përmbajtjeve transmetuara, si dhe rritjes së standardeve të rregullimit të operatorëve të licensuar në treg.

Drejtori Mcdowell duke falënderuar të dy kryetarët për punën që kryejnë institucionet rregullatore në Kosovë dhe Shqipëri përcolli përshëndetjet më të mira të Grabriel Escobar, zëvendësndihmës sekretar i Zyrës për Çështje Evropiane dhe Euroazinë. Escobar për shkak të një agjende pune në rajon nuk mundi të përshëndeste personalisht delegacionet e KPM e AMA.

Takimet e përfaqësuesve nga AMA dhe KPM në Shtetet e Bashkuara të Amerikës vijojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat