Hekurat e kalçetos i morën jetën 22-vjeçarit në Sarandë, ekspertiza: Ishte fatkeqësi

Shqipëria

Hekurat e kalçetos i morën jetën 22-vjeçarit në Sarandë, ekspertiza: Ishte fatkeqësi

Më: 5 korrik 2022 Në ora: 11:25
Foto ilustrim

Të tjera detaje kanë dalë nga ngjarja e ditës së djeshme të ndodhur në Sarandë, ku për shkak të motit të keq, skeleti i  një kalçetoje u shemb duke i marrë jetën 22-vjeçarit Armando Kamza.

Mësohet se policia ka shoqëruar pronarin e kalçetos dhe dy punonjësit. Pas verifikime të kryera, ngjarja është konsidruar si fatkeqësi natyrore, pasi ambienti ishte brenda standardeve.

Bashkë me 22-vjeçarin kanë qenë duke luajtur edhe i atij i tij dhe vëllai i vogël.

I riu mori plagë të shumta dhe fillimisht u dërguar në spital por nuk ka mundur të mbijetojë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:50, te “Ura e Gajdarit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat