Plagosja në Kurbin, 41-vjeçari qëlloi fqinjin pas sherrit për lopën

Shqipëria

Plagosja në Kurbin, 41-vjeçari qëlloi fqinjin pas sherrit për lopën

Më: 24 gusht 2022 Në ora: 23:30
Foto ilustrim

Sherri për lopën në Gjorm të Kurbinit për pak sa nuk shkaktoi një tragjedi.

Ngjarja ndodhi rreth orës 20:15, kur 41-vjeçari Met Lika mori armën e zjarrit dhe plagosi Rasim Tafën, 43 vjeç.

Shkak i sherrit është bërë lopa që kishte hyrë për kullotë në tokën e autorit. I plagosuri është dërguar në spital, për ndihmë mjekësore.

Falë reagimit në kohë, veprimeve të shpejta dhe profesionale policore, është kapur dhe shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Kurbin, për veprime të mëtejshme procedurale, autori i dyshuar i plagosjes, Met Lika.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, ndodhet në vendin e ngjarjes dhe vijon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentinin ligjor të saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat