Afganëve të strehuar në Shqipëri u vazhdohet edhe për 6 muaj lejeqëndrimi

Shqipëria

Afganëve të strehuar në Shqipëri u vazhdohet edhe për 6 muaj lejeqëndrimi

Më: 25 gusht 2022 Në ora: 17:09
Foto ilustrim

Qeveria e Shqipërisë ka shtyrë për 6 muaj të tjerë lejen e qëndrimit për shtetasit afganë të strehuar.

Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të qeverisë shqiptare, 25 gusht.

2400 afganë u strehuan përkohësisht në Shqipëri në 2021 pasi jeta e tyre rrezikohej nga talibanët që erdhën në pushtet.

Një pjesë shumë e vogël e tyre janë larguar në ShBA, teksa 2,100 të tjerë qëndrojnë në Shëngjin dhe Durrës në pritje të vizave.

Shqipëria ishte ndër vendet e para që u ofrua të presë qytetarët afganë që u detyruan të linin vendin e tyre për shkak të kërcënimit nga talebanët.

Autoritetet shqiptare u shprehën të gatshëm të strehonin deri në 4 mijë persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat