“Mbaruam, këta të vrasin”, Ish-kryetari i Kuvendit kujton episodin e rrezikshëm gjatë fushatës për referendumin

Shqipëria

“Mbaruam, këta të vrasin”, Ish-kryetari i Kuvendit kujton episodin e rrezikshëm gjatë fushatës për referendumin

Më: 28 gusht 2022 Në ora: 14:17
Dokle

Ish-deputeti i Partisë Socialiste njëherazi dhe ish kryetar i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë ka përkujtuar një episod të rrezikshëm ku ai është përfshirë gjatë aktivitetit të tij politik në vitin ’94.

Përmes një postimi në facebook, Dokle rrëfen bisedën e bërë në telefon me një mik nga SHBA-ja, ku përkujtojnë ngjarjen e ndodhur në Bilisht gjatë fushatës për referendumin.

Dokle shkruan se në Menklas të Bilishtit një duzinë burrash iu kishin prerë rrugën me sfurqe e lopata, por mundën të shpëtonin nga një djalë nga Dibra që ishte dhëndër në zonë.

POSTIMI I PLOTË

EH, O DERVISH, Ç’NA I KUJTON ATO KOHË…

Një telefonatë, dje vonë, nga një numër i panjohur, por me prefiks +1, nga SHBA.
-Kush jeni?- e pyes.
-Dervishi nga Menkulasi, të flas nga Amerika. Më kujton? Jemi njohur në vitin 1994, në referendumin e Kushtetutës.
-E si mos të të kujtoj, o Dervish? Harrohen ato vite?
Më tregoi që më kishte dërguar dy foto nga ato të referendumit, të ditës më të veçantë të asaj fushate. Kishim mbaruar takimet në Miras (Bozhigrad) e fshatra të tjerë e po ktheheshim për në Bilisht. Dikujt, dhe dihet se kujt, i kishin prishur midenë ato takime dhe… kur po kalonim një përrua afër Menkulasit, na preu rrugën një kamion i madh. Nga karroceria e kamionit zbritën më shumë se një duzinë burrash që tundnin sfurçe, lopata e ku di se çfarë tjetër. “Mbaruam, këta edhe të vrasin.”- më tha doktor Sinan Agolli, që e kisha në krah dhe i njihte se nga ishin. Në atë imtë që na u turrën, të egërsuar, u dëgjua një krismë. Egërshanët ndaluan dhe unë pashë një djalë të ri, mbi një gur në mes të përroit, me revolver në dorë, që bërtiste: Edhe një fije floku t’u prekni, bëhet nami!!! Egërshanët u stepën e pastaj u larguan me bisht ndër shalë.
– Po ky, shpëtintari ynë, kush është?- pyeta doktor Sinanin.
-Është Doda, djalë Mirdite, dhëndër në Menkulas,- më tha ai.
Eh, o Dervish, ç’na i kujton ato kohë?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat