Memorandumi Shqipëri-Britani për emigracionin, deputeti e thotë troç në Komision: Pse u miratua me urgjencë?

Shqipëria

Memorandumi Shqipëri-Britani për emigracionin, deputeti e thotë troç në Komision: Pse u miratua me urgjencë?

Më: 13 shtator 2022 Në ora: 12:57
Dashnor Sula

Në komisionin e Ligjeve po diskutohet: Për ratifikimin e memorandumit të mirëkuptimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga Ministria e Brendshme e Republikës së Shqipërisë, dhe qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, të përfaqësuar nga Ministria e Punëve të Brendshme, për shkëmbimin e informacionit për qëllime të lidhura me migracionin”.

Dashnor Sula: Të dimë pse ka lindur domosdoshmëria që kjo akt marrëveshje të miratohet me aq urgjencë. Unë do të kaloj direkt në analizë. Shifra të EUROSTAT. Duhet të ndihemi të shqetësuar, me Anglinë jemi në një situatë ekstreme.

Qershor 2021-2022, 7267 aplikime për azil nga shteti shqiptar. Gjatë pandemisë, shifra ishte 3578 aplikime.

Aplikimet vijnë duke u rritur, ku janë dyfishuar kërkesat për azil. Është urgjente se e ka kërkuar Britania, po nëse do e kërkojnë edhe vende të tjera? Bëhet fjalë jo vetëm për emigracion, por edhe krimin e organizuar”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat