25-vjetori i ngritjes së Shkollës së Magjistraturës/ Ambasadorja e BE-së në Tiranë: Faktor kyç për përfundimin e reformës në drejtësi!

Shqipëria

25-vjetori i ngritjes së Shkollës së Magjistraturës/ Ambasadorja e BE-së në Tiranë: Faktor kyç për përfundimin e reformës në drejtësi!

Më: 3 tetor 2022 Në ora: 16:53
Ambasadorja e Bashkimit Europian në Tiranë, Christiane Hohmann

Ambasadorja e Bashkimit Europian në Tiranë, Christiane Hohmann e ka konsideruar faktor kyç Shkollën e Magjistraturës për reformën në drejtësi.

Hohman ishte e pranishme sot në ceremoninë e 25-vjetorit të ngritjes së Shkollës së Magjistraturës. Ajo shprehu mbështetjen e plotë të BE-së për shkollën dhe studentët e saj.

Postimi i Ambasadës së Bashkimit Europian:

25 vjet më parë #BE kontribuoi në ngritjen e Shkollës së Magjistraturës në Shqipëri. Sot festuam 25 vjetorin e saj në ceremoninë e diplomimit të 23 magjistratëve të rinj shqiptarë, ku Ambasadorja Hohmann ritheksoi rëndësinë e shkollës dhe rikonfirmoi mbështetjen tonë të patundur.

“Shkolla e Magjistraturës është thelbësore për përfundimin e reformës në drejtësi. Ju jeni shtytësit e vërtetë të ndryshimit drejt ndërtimit të një sistemi drejtësie të drejtë dhe profesional, i cili gëzon besimin e plotë të qytetarëve. Jam e nderuar që mora pjesë në ceremoninë e diplomimit të 23 magjistratëve të rinj, që shënoi edhe 25-vjetorin e Shkollës së Magjistraturës. Si shtytës të vërtetë të ndryshimit dhe faktorë kyç për suksesin e reformës në drejtësi, shkolla dhe studentët e saj do të vazhdojnë të kenë mbështetjen e BE-së!”, Ambasadorja e BE-së, Christiane Hohmann.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat