Presidenti Begaj pret në takim anëtarët e Akademisë së Shkencave: Ligji i ri duhet të nxisë sistemin e kërkimit në vend!

Shqipëria

Presidenti Begaj pret në takim anëtarët e Akademisë së Shkencave: Ligji i ri duhet të nxisë sistemin e kërkimit në vend!

Më: 10 tetor 2022 Në ora: 19:02
Foto nga takimi

Presidenti Bajram Begaj ka pritur ditën e sotme anëtarët e Akademisë së Shkencave, përfaqësues të akademive nga vendet e rajonit dhe Evropës si dhe bashkëpunëtorë të Akademisë dhe personalitete të tjera të cilët kanë vizituar vendin tonë me rastin e 50-vjetorit të themelimit të Akademisë së Shkencave. 

Presidenti Begaj vlerësoi se ligji i ri për shkencën duhet të nxisë zhvillimin  në të gjithë sistemin e kërkimit shkencor të vendit.

“Gjatë pesë dekadave të fundit, Akademia e Shkencave u kthye në një qendër të mendimit shkencor elitar si dhe avancimit të kërkimit shkencor në vend”, thuhet në njoftimin e presidencës.

Begaj theksoi se duhet hapur Akademia ndaj institucioneve kërkimore kombëtare dhe ndërkombëtare, ndaj universiteteve, instituteve e qendrave kërkimore, ndaj organizatave shkencore ndërkombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat