Amnistia fiskale, Hoxha zbulon detaje: Kjo nismë nuk bëhet për emigrantët

Shqipëria

Amnistia fiskale, Hoxha zbulon detaje: Kjo nismë nuk bëhet për emigrantët

Më: 11 tetor 2022 Në ora: 15:52
Artan Hoxha

Përfaqësuesja e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Yan Sun, në një konferencë për shtyp me ministren e Financave dhe Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, u shpreh se “projektligji për amnistinë fiskale mund të konsiderohet si një dëmtim për moralin tatimor”.

BE vijon të mbetet e shqetësuar për këtë nismë të qeverisë shqiptare, ndërsa gazetari Artan Hoxha u shpreh se kjo nismë nuk bëhet për emigrantët por për të legalizuar paratë e pista.

“Paraja informale ka si burim korrupsionin dhe narko trafiku, pra krimi. Shqipëria është në këtë situatë sot, ku kemi sasi të jashtëzakonshme parash infromale që është injektuar në shoqëri. Nuk e shmangim dot.” tha Hoxha.

Sipas Hoxhës krimi paratë e tyre ose do t’i i investojë në Dubai, ose do tua japë për investim kompanive të mëdha në Shqipëri. Hoxha shton se sot fajdet janë një nga shqetësimet më të mëdha në vendin tonë, ndërsa ka shtuar se shumë shpejtë do të rikthehet në vend çështja e legalizimit të kanabisit mjekësor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat