Pse kaq shumë interes për Ervis Martinajn? Tregon Artan Hoxha

Shqipëria

Pse kaq shumë interes për Ervis Martinajn? Tregon Artan Hoxha

Më: 11 tetor 2022 Në ora: 22:44
Artan Hoxha

“Magjepsja nga kronika e zezë”, kjo ishte tema që u diskutua në emisionin “Log.” mbrëmjen e së martës në Abc të gazetarit Endri Xhafo.

Të ftuar për të folur për këtë temë ishin gazetarët Artan Hoxha, Ermal Vija dhe Sokol bregu si dhe eksperti i kriminalistikës Ervin karamuço.

I pyetur nga moderatori Xhafo se përse ka kaq shumë interes publik për fatin e Ervis Martinajt, Hopxha tha për shkak të lidhjeve të tij me politikën.

“Pesha e një krimi ka shumë rëndësi edhe me atë çfarë ai person përfaqëson. Edhe në kod penal kemi vrasje të cilësive të veçanta. I njëjti interes ka qenë në kohën e ish-Ministrit Saimir Tahiri. Tani ka interes për çdo gjë. I përfshirë nga fushata elektorale, u fuqizua gjatë qeverisjes së Berishës u fuqizua dhe gjatë kohës së qeverisjes së Nanos. Tahiri vërtetë ishte politikan, por një nga njerëzit e parë që u akuzua Martinaj ishte Elvis Doçi, që ishte miku i Tahirit. Ervis Martijnaj nuk ishte njeri që dilte përherë në televizor. Prokurori kërkoi në pretencë për ngjarjen e Muragës 121 vite burg, Gjykata dha vetëm 21 vite burg, 15 vjet i dha Tashos, ndërsa Martinajn e dënoi në mungesë. Unë bëra një pyetje në facebook, se sa është shuma mes 121 viteve burg dhe sa asaj që dha gjykata, kam marrë me qindra mesazhe, faji im ishte se nuk dija me kë kisha të bëja”, tha Hoxha.

Ndërkohë Hoxha komentoi edhe deklaratën e kryeministrit Edi Rama i cili ditën e prezantimit i la afat 100 ditë drejtorit të Përgjithshëm të policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku që të japë një përgjigje për fatin e Martinajt.

Sipas Hoxhës kryeministri gaboi në këtë rast, pasi hetimin nuk e drejton policia por prokuroria.

Si mund t’ia kërkosh Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, hetimin e drejton prokurori. Prandaj ishte i rëndësishëm Martinaj, pasi e bën dhe kryeministrin të gabojë. Rama zakonisht nuk përfshihet, dhe në momentin që u përfshi gaboi pasi ja kërkoi policisë një gjë që se ka në dorë”, tha Hoxha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat