U akuzua për parcela me hashash, reagon Shefi i Komisariatit në Vaun e Dejës

Shqipëria

U akuzua për parcela me hashash, reagon Shefi i Komisariatit në Vaun e Dejës

Më: 14 tetor 2022 Në ora: 14:02
Bardhyl Saliu

Bardhyl Saliu, shefi i Komisariatit të Vaut të Dejës, ka reaguar pas akuzave që janë bërë ndaj tij nga Sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë, Mark Zhuri. Ky i fundit ka bërë kallëzim në Prokurori dhe i ka dërguar një shkresë Ramës, ku thotë se shefi i Policisë mes 4 mijë euro për një parcelë me hashash.

Në një reagim për mediat, shefi Bardhyl Saliu ka thënë se akuzat janë të pavërteta dhe për këto, ai ka bërë një kallëzim penal në Prokurori më datë 9 shtator 2022, ndaj Sekretarit të Bashkisë, Mark Zhuri.

Referuar deklarimit të tij në media, Sali është shprehur se grupe të posaçme policore kanë shkuar nga Tirana në territorin e Bashkisë së Vaut të Dejës dhe kanë kryer kontroll të imtësishëm të territorit. Shefi i Komisariatit thotë se nga këto kontrolle nuk është evidentuar asnjë parcelë.

“Nuk kam ndërmend të merrem me akuza e kundërpërgjigje të tilla, kam 37 vite në Policinë e Shtetit dhe jam në këto detyra me integritet pa ndihmën e askujt, por duke dhënë kontributin tim profesional”, ka thënë kryepolici.

Nga ana tjetër, Mark Zhuri i cili ka qenë për katër mandate kryetar i Komunës Temal, më pas administrator dhe aktualisht Sekretar i Përgjithshëm i Bashkisë së Vaut të Dejës, është shprehur sot për mediat se ka pasur dhe komunikime me kreun e AMP Ardi Veliu, për rastin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat