Dy persona të humbur brenda ditës në Gramsh, policia vihet në kërkim

Shqipëria

Dy persona të humbur brenda ditës në Gramsh, policia vihet në kërkim

Më: 14 tetor 2022 Në ora: 14:05
Foto ilustrim

Dy persona janë zhdukur brenda një dite në qytetin e vogël të Gramshit.

Bëhet fajlë për një 57-vjeçar i cili është shpallur i humbur nga vëllai i tij si edhe një 41 vjeçar i cili është kallëzuar nga babai i tij.

Të dy personat janë larguar nga banesat e tyre dhe nuk janë kthyer më.

-Ka kallëzuar shtetasi F. C., 51 vjeç,  banues në Gramsh, se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më, vëllai i tij, shtetasi F. C., 57 vjeç. Vijon puna për gjetjen e tij. 

-Ka kallëzuar shtetasi A. K., 71  vjeç,  banues në Gramsh, se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më, djali i tij, shtetasi B. K. , 41 vjeç. Vijon puna për gjetjen e tij. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat