Vendimi/ KED i lejon kandidimin Ardian Dvoranit dhe Gent Ibrahimit për në Gjykatën Kushtetuese

Shqipëria

Vendimi/ KED i lejon kandidimin Ardian Dvoranit dhe Gent Ibrahimit për në Gjykatën Kushtetuese

Më: 15 tetor 2022 Në ora: 12:08
Ardian Dvoranit dhe Gent Ibrahimi

Keshilli i Emerimeve ne Drejtesi ka vendosur lejimin e Ardian Dvoranit dhe Gent Ibrahimit të kandidojnë për dy vende vakante në Gjykatën Kushtetuese.

VENDIMI I KED:

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), me pjesëmarrjen e anëtarëve të tij dhe anëtarëve zëvendësues, përfaqësuesit të Avokatit të Popullit si edhe përfaqësuesve nga subjektet e ftuara sipas pikës 2 të nenit 233 të ligjit nr. 115/2016, zhvilloi ditën e premte datë 14 tetor 2022, mbledhjen e tij të radhës, sipas rendit të ditës së njoftuar në datë 10 tetor 2022.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, referuar rendit të ditës pasi u njoh me materialin e përgatitur nga relatori për kandidatin z. Ardian Dvorani, për vendin vakant të gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese z. Altin Binaj, të shpallur nga Kuvendi i Republikës, vendosi lejimin e kandidimit të këtij kandidati.

Ndërsa lidhur me pikën e dytë të rendit, që kishte të bënte me diskutimin e aktit të ekspertimit për komponentin pasuror, të kryer për kandidatin z. Gent Ibrahimi, i cili kandidon për vendin vakant të gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese z. Përparim Kalo, të shpallur nga Presidenti i Republikës, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, mbasi administroi aktin e ekspertimit dhe procedoi me pyetjen e ekspertit të thirrur për dhënien e sqarimeve për përmbajtjen e tij, në përfundim vendosi lejimin e kandidimit të këtij kandidati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat