MIG21, ky është avioni supersonik që ka patur Shqipëria

Shqipëria

MIG21, ky është avioni supersonik që ka patur Shqipëria

Më: 31 tetor 2022 Në ora: 23:44
Foto ilustrim

Ushtria shqiptare ka patur disa lloje avionësh luftarakë gjatë historisë së saj. Më i avancuari prej tyre ishte avioni MIG21, një avion supersonik dhe që territorin e Shqipërisë e kalonte për shumë pak minuta.

Opinion në Tv Klan ka realizuar një emision për armët që ka patur shteti shqiptar ndër vite. Blendi Fevziu ka parë nga afër avionin MIG21, që fluturonte me shpejtësi 2200 kilometra/orë.Blendi Fevziu: Ky është arsenali më i rëndësishëm i ushtrisë shqiptare në 110 vjet.

Edmond Çollaku: Po këtu jemi në pavionin…ne e quajmë pavion ambientin e jashtëm (Open air) në të cilin janë ekspozuar armët më të fundit si avionët më të fundit.

Blendi Fevziu: Pra kemi flotën ajrore, flotën detare, flotën tokësore…

Edmond Çollaku: Artileri ajrore, tokësore, këmbësore, kalibra të ndryshëm të armëve të rënda.

Blendi Fevziu: Krenaria më e madhe mbeten avionët? Çfarë modeli janë këta?

Edmond Çollaku: Është modeli më modern që kemi pasur ne, MIG21.

Blendi Fevziu: Ky është modeli më i avancuar?

Edmond Çollaku: Ky është.

Blendi Fevziu: Sa MIG21 ka patur Shqipëria?

Edmond Çollaku: Rreth diku tek 70 avionë.

Blendi Fevziu: Janë model kinez?

Edmond Çollaku: Në fakt si model është modeli rus, por është marrë nga Kina domethënë dhe është prodhuar. MIG-u me emërtimin kinez ÇendukQ7, pavarësisht se quhet MIG21.

Blendi Fevziu: Ky është i gjithi prej alumini apo jo?

Edmond Çollaku: Alumin special.

Blendi Fevziu: Me çfarë shpejtësie shkonte MIG-u?

Edmond Çollaku: Ky shkonte deri në 2200km/orë.

Blendi Fevziu: Supersonik domethënë?

Edmond Çollaku: Supersonik.

Blendi Fevziu: Dhe kishte sa raketa? Kjo është raketa?

Edmond Çollaku: Po kjo është raketa më e madhe që mbante avioni, ka dhe armë të tjera që qëllonte.

Blendi Fevziu: A qëllonte dhe me breshëri dhe me raketë?

Edmond Çollaku: Po, dhe me breshëri dhe me mitraloz. Mund ti shikojmë dhe në anën tjetër?

Blendi Fevziu: Sa mbante dy…?

Edmond Çollaku: Vetëm një pilot.

Blendi Fevziu: Piloti i kryente goditjet automatike?

Edmond Çollaku: Ngrihej piloti kryente goditjen dhe kthehej po në fakt Shqipëria nuk është dashur që të bënte….

Blendi Fevziu: Se nuk ka kryer asnjëherë misione luftarake.

Edmond Çollaku: Dhe tjetra çfarë desha të shtoj në fakt, shteti shqiptar nuk është se i duhej realisht 21. Përse e them këtë? Territori shqiptar është pjesërisht malor dhe përderisa ka lugina malore dhe duhej avionë të tjerë që të kalonin përmjet luginave, ndërsa ky kërkonte dhe sipërfaqe shkëmbore.

Blendi Fevziu: Për sa minuta e bën 21 nga Vermoshi në Konispol? 11 minuta kam dëgjuar

Edmond Çollaku: Një llogaritje të saktë nuk mund ta them tani, por shumë shumë shpejt. Imagjino sa të ngrihej avioni detyrohej të… shumë pilot kanë patur vështirësi për arsye se sipërfaqja e Shqipërisë është shumë e vogël.

Blendi Fevziu: Kështu që rrezikonin të dilnin në hapsirën Jugosllave.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat