Këshilli i Ministrave miraton një seri vendimesh të rëndësishme

Shqipëria

Këshilli i Ministrave miraton një seri vendimesh të rëndësishme

Më: 3 tetor 2012 Në ora: 17:04

Kryeministri Berisha veçoi sot nga rendi i ditës së mbledhjes së qeverisë disa vendime të rëndësishme lidhur me 100 vjetorin e pavarësisë. Vendimet e mëposhtme janë:

- Vendimi “Për lejimin e ekspozimit në romë, Itali , të disa objekteve të rralla me vlera unike, në kuadër të realizimit të ekspozitës “Thesare të Kulturës shqiptare”, nga data 20 nëntor 2012 deri më 6 janar 2013.

- Vendimi për lejimin e ekspozimit në Muzeun e Artit Mesjetar “ Andrej Rublov”, Moskë, të 18 ikonave , pjesë e fondit të Muzeut të artit mesjetar Korçë në datat 10 tetor- 12 dhjetor 2012, në kuadër të zhvillimit të javës se kulturës shqiptare në Moskë, pjesë emarrëveshjes së bashkëpunimit Shqipëri- Rusi, në fushën e kulturës.

- Vendimi për një shtesë fondi miratuar për Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve për organimin e ceremonive zyrtare për ekspozimin e mesharit të Gjon Buzukut, në mjediset e Bibliotekës Kombëtare dhe për ekspozimin e armëve të skënderbeut, në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar

Në fjalën e tij mbi këto vendime, kryeministri u shpreh se ato përbëjnë një zhvillim shumë të rëndësishëm në premtimet e 100 vjetorit të pavarësisë së vendit,thuhet në komunikat.

Kryeministri u ndal ndër të tjera edhe në vendimin mbi ratifikimin e Konventës së OKB-së “Për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara” Kryeministri tha se qeveria shqiptare ratifikon këtë konventë, e cila përben standardin ligjor ndërkombëtar më të mirë, më bashkëkohor për të drejta e personave me aftësi të kufizuar. Kryeministri garantoi se me angazhimin dhe me seriozitetin më të madh qeveria do të bëjë gjithçka që ti përmbahet kësaj konvente.

Gjithashtu kryeministri bëri të ditur heqjen në mënyrë përfundimtare për biznesin shqiptar dhe te huaj të TVSH-së për makineritë e importuara. “E konsideroj këtë një nga vendimet më të rëndësishme që kemi ndërmarrë në përpjekjet e kësaj qeverie për të nxitur dhe ndihmuar biznesin për të krijuar një mjedis sa më miqësor.” u shpreh kryeministri Berisha për këtë vendim.

Për këto dhe vendime të tjera, kryeministri u shpreh në fjalën e tij:

“Këtu ka dhe disa vendime të tjera të rëndësishme siç janë vendimet për HEC-et. Vazhdon etja për hidrocentrale, e cila nuk ka të shuar. Lumi Mat është një nga burimet ujore më interesante të vendit. Po të shkoni në drejtim të Mirditës dhe në drejtim të Burrelit, ju gjeni terrene fantastike për HEC-e dhe sot jepet ndërtimi i HEc Stavec 1. Kjo kompani ka fituar 96 pikë dhe unë dua ti falënderoj të gjithë ata që tregojnë interes të veçantë për të investuar në burimet ujore të Shqipërisë.

Ka dhe disa vendime të tjera të rëndësishme që lidhen me 100 vjetorine pavarësisë. Në Itali më 20 nëntor në sallën më prestigjioze të kryeqytetit italian hapet një ekspozitë e thesareve kulturore të Shqipërisë në 100 vjetorin e pavarësisë së vendit. Është promovimi më i shkëlqyer që ky vend mik i bën pavarësisë së Shqipërisë dhe i jemi shumë mirënjohës. Në Moskë, po në këtë kuadër hapet ekspozimi i 18 ikonave, të Muzeut të Artit mesjetar të qytetit të Korçës. Një vendim tjetër shumë i rëndësishëm për herë të parë në kuadrin e 100 vjetorit wshtw se do të vijnë në tokën mëmë, jo vetëm armët e Skënderbeut, por edhe Meshari i Gjon Buzukut, që do të ekspozohet në Bibliotekën Kombëtare dhe ky përbën një zhvillim shumë të rëndësishëm në premtimet e 100 vjetorit të pavarësisë së vendit.

Ka dhe një seri vendimesh të tjera, njëra prej tyre, nuk mund të mos e theksoj “Ratifikimi i Konventës së Kombeve të Bashkuara , për të drejtat e personave me aftësi të kufizuar. Qeveria shqiptare ratifikon këtë konventë, e cila përben standardin ligjor ndërkombëtar më të mirë, më bashkëkohor për të drejta e personave me aftësi të kufizuar. Dhe unë ti garantoj këta persona se ne, jo vetëm e miratojmë, por me angazhimin dhe me seriozitetin më të madh do të bëjmë gjithçka që ti përmbahemi kësaj konvente. Dua ta theksoj një moment, një qeveri e cila shpall si platformë të saj parimet më liberale, ka patur gjithnjë, ka ruajtur gjithnjë, një linjë apo një shtyllë kryesore të programit, zemrën e dhimbsur dhe fytyrën njerëzore.

Ne vitin 2005, shpenzimet sociale përfshirë arsimi, shëndetësia, rimbursimet, etj kanë qenë 6 % e prodhimit të brendshëm, sot këto janë 9 % e prodhimit të brendshëm. Kjo është rritja më e madhe që mund të jetë. Kjo përballohet nga një disiplinë e hekurt në shpenzime të tjera operative dhe një seri masash të tjera që kemi marrë ne. Sot, ju e shihni që kjo faturë po shkon duke u reduktuar çdo vit e më shumë në shumicën e vendeve të botës.

Njw lajm tjetwr i mirw wshtw se hiqet në mënyrë përfundimtare për biznesin shqiptar dhe te huaj TVSH-ja për makineritë e importuara. Në takimin që bëmë me biznesin ja u premtuam dhe ne e mbajmë fjalën tonë. Çdo investitor, i cili do të importojë makineri për ti prodhuar ne vend, do ti ketë ato pa TVSH. Deri tani ato mund të hynin pa TVSH, por detyrohej kur i fuste në prodhim të rikthente TVSH. Ky kapitull mbyllet njëherë e përgjithmonë. Dhe biznesmenët e dine se ne premtojmë dhe nuk mashtrojmë. E kemi premtuar 6 muaj më parë dhe ja ku është ligji. Kjo është një ngjarje shumë e madhe për investimet në vend. Tani çdo investitor e di që do të paguajë çmimin e blerjes dhe te transportit të makinerive të tij dhe do ti çojë në sheshin e ndërtimit, pa patur asnjë detyrim ndaj administratës shtetërore. E konsideroj këtë një nga vendimet më të rëndësishme që kemi ndërmarrë në përpjekjet e kësaj qeverie për të nxitur dhe ndihmuar biznesin për të krijuar një mjedis sa më miqësor. Kam informacione se janë kompani të shumta, të cilat duan të shpërngulen në Shqipëri se kjo krizë në vende të tjera ka vështirësuar performancën ekonomike. Jam i informuar nga burime të sigurta se ato po e prisnin këtë masë nga qeveria shqiptare, duke e ditur shpirtin e saj bujar dhe ky është lajmi më i mirë që mund ti dërgojmë ne biznesit shqiptar me mundësinë për të krijuar me dhjetëra mijëra vende pune në kohën më të shkurtër.

Ka një marrëveshje të bashkëpunimi të Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Azerbajxhanit në rrafshin ekonomik, industrial dhe teknologjik. Ne mbetemi shumë të interesuar për marrëdhëniet më miqësore me këtë vend mik dhe do ti shtrijmë këto marrëdhënie në të gjitha fushat, në interesin më të mirë të dy vendeve tona.BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat