Rama: Zerimi i taksës për biznesin e vogël, emergjence ekonomike - Bota Sot
Rama: Zerimi i taksës për biznesin e vogël, emergjence ekonomike

Shqipëria

E premte, 29 korrik 2016

Rama: Zerimi i taksës për biznesin e vogël, emergjence ekonomike

Më: 4 tetor 2012 Në ora: 12:28

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama vijon të jetë i bindur për nevojën e heqjes së taksës për biznesin e vogël, në mënyrë që siç thotë ai, të shmanget kolapsi dhe rrënimi i biznesit.

Kryesocialisti thekson domosdoshmërinë e një taksimi të ndershëm për bizneset, pasi sipas tij, një furrë buke nuk mund të taksohet njësoj me një fabrikë çimentoje.

“Ja kemi thënë qeverisë që prej vitit 2007, që taksa e sheshtë që vuri mbi biznesin e vogël, do të sillte pasoja rrënuese për këtë biznes dhe ky është padyshim viti më i keq për biznesin e vogël në Shqipëri. Biznesi i vogël është fikur si motor për punësimin dhe po lëngon nën taksimin e dyfishtë sa nga Bashkia dhe nga qeveria.”- deklaroi Rama në një konferencë për shtyp nga selia rozë.

Rama theksoi se kur socialistët të vijnë në pushtet do të zerojnë taksën për biznesin e vogël, por sipas tij, 9 muaj janë shumë për gjendjen e rëndë me të cilën po përballet biznesi sot.

“Zerimi i taksës për biznesin e vogël është një emergjencë ekonomike, që është mire ta bëjë tani kjo qeveri, pa pritur që kjo të ndodhë pas nëntë muajsh me qeverinë e re të socialistëve dhe progresistëve .”- përfundoi shefi i opozitës.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Çfarë tenton të arrijë Thaçi me përuljen që bëri para lapidarit të serbëve në Grackë të Lipjanit?

    Kërkon të “blejë" paqe me Serbinë

    Të heqë akuzat që janë përfolur ndaj tij

    Të mohoj gjenocidin serbë në Kosovë

    Të duket i mirë para ndërkombëtarëve

    Shiko rezultatet
test