Kreu i SHISH nën shënjestrën e hakerave, “Homeland Justice” publikon e-mailet e Helidon Bendos

Shqipëria

Kreu i SHISH nën shënjestrën e hakerave, “Homeland Justice” publikon e-mailet e Helidon Bendos

Më: 13 nëntor 2022 Në ora: 23:13
Foto ilustrim

Hakera e “Homeland Justice” kanë publikuar një material prej 143.3 mb të cilat pretendojnë se janë “email-et” e kreut të Shërbimit Informativ Shtetëror, Helidon Bendo.

Publikimi i e-maileve të kreut të SHISH, një prej institucioneve më të rëndësishme të sigurisë kombëtare, vjen pas publikimit më parë të e-maileve të kryeministrit Rama, ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi, apo dhe ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policis së Shtetit Gledis Nano.

Kujtojmë se lista e plotë e e-maileve të ish-drejtorit të Policisë Nano, u publikua dhe me të dhëna të tjera në lidhje me të, si lëvizjet e tij jashtë shtetit, të marra nga sistemi TIMS.

Image
Foto-ilustrim

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat