Shkishërim për vrasësit e 'gjakut', Myslimanët mbështesin nismën - Bota Sot
Shkishërim për vrasësit e 'gjakut', Myslimanët mbështesin nismën

Shqipëria

E diel, 24 korrik 2016

Shkishërim për vrasësit e 'gjakut', Myslimanët mbështesin nismën

Më: 7 tetor 2012 Në ora: 16:49

Dekreti i Mitropolisë së Shkodrës, Sapës dhe Lezhës, për shkishërimin e vrasësve për gjakmarrje është vlerësuar edhe nga Komuniteti Mysliman, të cilët gjakmarrjen e kanë cilësuar si një akt të shëmtuar që duhet dënuar kategorikisht.

Nënkryetari i Komuniteteti Mysliman, Gazmend Aga tha se po vlerësojnë ndërmarrjen e një fushate sensibilizuese për ndalimin e gjakmarrjes duke kthyer besimin në Zot.

“Është me të vërtetë një akt për tu vlerësuar sepse komunitetet fetare dhe feja në përgjithësi duhet të ketë rolin e saj në problemet sociale që ndodhin në vendin tonë, por edhe në përgjithësi. Nëse gjakmarrja është një akt i shëmtuar, i cili nuk ndodh vetëm në vendin tonë, por në shumë vende të botës aty ku mungon besimi. Komuniteti Mysliman është duke vlerësuar fushatën e një ndërmarrjeje të mundshme, duke parë situatën megjithëse ka qënë një problem i hershëm i Shqipërisë në krahina të caktuara po shikojmë që është një akt që po përhapet shumë kohët e fundit, për t’i rikujtuar njerëzve besimin në Zot”- deklaroi Aga.

Nëkryetari i Komunitetit Mysliman më tej shtoi se fenomeni i gjakmarrjes nuk është shumë i përhapur në familjet besimtare myslimane.

“Nuk është një fenomen i përhapur në besimtarët myslimanë, por patjetër që mund të ketë ndonjë rast sepse le të themi se në cdo vend ka keqkuptime të tilla, por është një fenomen shumë pak i përhapur në familjet myslimane.

I kontaktuar nga NEWS24 zëdhënësi i Kishës Ortodokse Shqiptare, nuk ka pranuar të komentojë dekretin për shkishërimin. Dekreti për shkishërim për vrasësit për gjakmarrje, u nxorr nga Mitropolia e Shkodrës, Sapës dhe Lezhës pak ditë më parë pas vrasjeve të njëpasnjëshme të kohëve të fundit, për gjakmarrje. Ai u pa si mundësi për të zhdukur këtë fenomen.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Kush mendoni se i ka bërë vrasjet e pasluftës?
test