Balla: Imami po tjetërson pronat e ushtrisë - Bota Sot
Balla: Imami po tjetërson pronat e ushtrisë

Shqipëria

E shtunë, 30 korrik 2016

Balla: Imami po tjetërson pronat e ushtrisë

Më: 7 tetor 2012 Në ora: 16:53

Partia Socialiste ka akuzuar ministrin e mbrojtjes Arben Imami se po tjetërson pronat e paluajtshme përmes procesit të privatizimit.

Deputeti Taulant Balla ka theksuar se duke filluar nga sot PS-së do të zbardhë para shqiptarëve dosjen e plotë të korrupsionit dhe të badërdisë që është bërë me prona e paluajtshme nga ministria e mbrojtjes.

"Prej 3 vitesh nën drejtimin e Arben Imamit ushtria shqiptare është zhveshur pothuajss nga të gjitha pronat e paluajtshme. Përmes një procesi jo transparent janë hequr nga administrimi i ministrisë së mbrojtjes dhe janë shitur objekte dhe trojet e reparteve ushtarake, depove të armatimit pa asnjë ligj duke anashkaluar Kuvendin e Shqipërisë dhe me një errësirë të plotë Arben Imami po kryher një proces zhvatje të pronave” tha Balla.

Sipas tij, po privatizohen duke kaluar në pronësi të privatëve objekte të rëndësisshme brenda vijës së verdhë në qytete të ndryshme të vendit.

"Janë 17 milion e 134 mijë e 493 metra katror objekte dhe troje që ministri Imami po i tjetërson në drejtim të privatëve. Janë reparte ushtarake brenda vijës së verdhë. Në çdo cep të Shqipërisë këto prona të tjetërsuara nga një proces anti-kombëtar i drejtuar nga Imami që do ta kishte zili edhe ushtria më e egër” shtoi më tej Balla.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Çfarë tenton të arrijë Thaçi me përuljen që bëri para lapidarit të serbëve në Grackë të Lipjanit?

    Kërkon të “blejë" paqe me Serbinë

    Të heqë akuzat që janë përfolur ndaj tij

    Të mohoj gjenocidin serbë në Kosovë

    Të duket i mirë para ndërkombëtarëve

    Shiko rezultatet
test