“T’i japim fund këtij regjimi shpresëvrasës!”- Emigracioni në masë i të rinjve, Meta: Ia kemi kaluar dhe vendeve në luftë

Shqipëria

“T’i japim fund këtij regjimi shpresëvrasës!”- Emigracioni në masë i të rinjve, Meta: Ia kemi kaluar dhe vendeve në luftë

Më: 19 nëntor 2022 Në ora: 13:35
Foto ilustrim

Një vëmendje të veçantë në fjalën e tij gjatë takimit me strukturat në Lezhë, kreu i Partisë së Lirisë i kushtoi shpopullit të vendit, nga ikja masive e shqiptarëve dhe sidomos të rinjve.

Për largimet masive Meta bëri përgjegjëse qeverisjen e Edi Ramës, teksa theksoi se “nuk rriten pagat se rriten PPP-të”, duke i cilësuar këto të fundit si ‘mjeti më gjakpirës ndaj këtij populli që ka instaluar Rilindja’.

“Qeveria në vend të rrisë pagat e pensionet, ndihmën ekonomike, shton dhe 1 miliardë euro të tjera pagesa për 7 koncensione të reja”, theksoi Meta.

Ilir Meta: Të rinjve që duhet tua heqim nga mendja se largimi nga Lezha e Shqipëria mund tu japë një jetë më të mirë se kjo ide është asgjësuese për të ardhmen e Lezhës e Shqipërisë, për familjet tona shqiptare e kombit.

Sot dhe Forbes e rendiste Shqipërinë si vendin e tretë në botë sa i takon të larguarve nga vendlindja, si një vend që ka lënë pas Sirinë, Afganistanin e që janë në gjendje lufte.

Shkaqet këtu ishin e janë të qarta pasiguria e madhe për të ardhmen e korrupsioni i jashtëzakonshëm e mungesa e mundësive për të rinjtë për të pasur një jetë të garantuar me dinjitet me paga që garantojnë dinjitet në shoqëri e mundësi për të ndërtuar të ardhmen.

Ndaj është koha për të bërë gjithcka që ti japim fund këtij regjimi shpesëvrasës që quhet Rilindje, këtë e kanë të qartë dhe socialistët e ndershëm e të mashtruar pasi e para gjë që bëri Rilindja ishte uzurpimi i PS e tjetërsimi i saj.

E ka braktisur qëllimisht bujqësinë e blegtorinë, kjo është një nga arsyet kryesore të shpopullimit të vendit tonë.

Kur bëhet fjalë për të përfituar nga projektet e BE në vend të përfitojnë fermerët, nuk i fitojnë këta por ata që janë të shitur tek inceneratorët.

Në këtë vend nuk po përgjysmohen vetëm njerëzit por dhe bagëtitë. Ndaj ikin shqiptarët nga mungesa e mbështetjes e perspektivës. Nuk rriten pagat, ikin dhe ata që janë me paga të ulëta.

Nuk rriten pagat se rriten PPP-të, mjeti më gjakpirës ndaj këtij populli që ka instaluar Rilindja. Vetë Ministria e Financave thoshte pak ditë me pare që nga kontratat me PPP nuk kemi arritur të monitorojmë dot te gjitha, merren lekët e qytetarëve e askush nuk jep garanci që kthehen në shërbim për qytetarin.

Projekt buxheti është përgjigja më e gabuar ndaj krizës që mund të japë një qeveri.

Qeveria në vend të rrisë pagat e pensionet, ndihmën ekonomike, shton dhe 1 miliardë euro të tjera pagesa për 7 koncensione të reja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat