Nishani grevistëve: Mos rrezikoni jetën, do ndjek kauzën tuaj - Bota Sot
Nishani grevistëve: Mos rrezikoni jetën, do ndjek kauzën tuaj

Shqipëria

E premte, 29 korrik 2016

Nishani grevistëve: Mos rrezikoni jetën, do ndjek kauzën tuaj

Më: 12 tetor 2012 Në ora: 15:07

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, priti sot në një takim një përfaqësi të grevistëve ish-të përndjekurve politikë dhe dëgjoi me vëmendje kërkesat e tyre. Në këtë takim, Presidenti Nishani shprehu respektin ndaj institucionit të grevës si institucion i të drejtës së fjalës.

Kreu i Shtetit shprehu vlerësimin për kontributin e pazëvendësueshëm që shtresa e ish-të përndjekurve politikë ka dhënë në historinë e Shqipërisë, në ardhjen e demokracisë si dhe kontributin e rëndësishëm përgjatë këtyre viteve.

Presidenti i Republikës shprehu shqetësimin e thellë për pasojat fizike dhe psikologjike të grevistëve dhe familjarëve të tyre. Në vlerësimin e Kryetarit të Shtetit, rrezikimi i jetës jo vetëm i dy pjesëtarëve të grevës, por edhe gjithë grupit të grevistëve dhe dhimbjes që shkakton, duhet të shmanget në respekt të vlerës që jeta ka.

Presidenti Nishani u bëri thirrje përfaqësisë së grevistëve që të kontribuojnë në shmangien e akteve ekstreme që dëmtojnë shëndetin fizik dhe psikologjik të grevistëve dhe familjarëve të tyre.

“Çdo zgjidhje duhet të kalojë përmes zbatimit të legjislacionit për kompensimin financiar të ish-të përndjekurve politikë si një mundësi rehabilitimi social për këtë shtresë dhe jo thjesht si dëmshpërblim monetar”, tha Presidenti.

Kreu i Shtetit premtoi se do të ndërmarrë nismën për ndjekjen në vijimësi të procesit të zbatimit të ligjit për kompensimin financiar të ish-të përndjekurve politikë dhe për këtë do të kërkojë informacion të vazhdueshëm nga Ministria e Financave dhe e Drejtësisë për zbatimin e këtij ligji. Presidenti Nishani shfaqi mendimin se duhet shmangur përdorimi politik i grevës.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Çfarë tenton të arrijë Thaçi me përuljen që bëri para lapidarit të serbëve në Grackë të Lipjanit?

    Kërkon të “blejë" paqe me Serbinë

    Të heqë akuzat që janë përfolur ndaj tij

    Të mohoj gjenocidin serbë në Kosovë

    Të duket i mirë para ndërkombëtarëve

    Shiko rezultatet
test