Basha në panairin “Work & Study”: Vendet e punës t’i orientojmë nga rinia

Shqipëria

Basha në panairin “Work & Study”: Vendet e punës t’i orientojmë nga rinia

Më: 12 tetor 2012 Në ora: 20:40

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha ka marrë pjesë në panairin Work & Study”, i cili organizohet nga Bashkia e kryeqytetit dhe Dhoma e Industrisë dhe Tregtisë të Tiranës. Basha e ka vënë theksin tek punësimi i të rinjve të kryeqytetit, si një nga prioritete e institucion it që ai drejton. Ai vuri në dukje set është firmosur edhe një marrëveshje me Dhomën e tregtisë për punësimin e 200 të rinjve, ndërkohë që parashikohet të punësohen 250 të tjerë.

“Bashkëpunimi me Dhomën e Tregtisë nuk kufizohet vetëm tek kjo marrëveshje. Siç e tregon panairi i sotëm, kjo frymë bashkëpunimi shtrihet në të gjithë bizneset e Tiranës e po kështu edhe tek universitetet e Tiranës, të cilët janë agjentë të fuqishëm të punësimit në qytetin tonë. Punësimi është prioriteti numër një i Bashkisë së Tiranës. Mes mijëra prioritetesh të tjera, të shtrira në nivel shtëpish, blloqesh, lagjesh të gjithë qytetit është dhe do të mbetet prioriteti im i parë’- theksoi Basha.

Ai tha se është fokusuar në tre drejtime, që janë: përmirësimi i klimës së biznesit, punët publike dhe orientimi i vendeve të punës drejt rinisë.
“Shtylla kurrizore e punësimit është dhe do të mbetet biznesi, në veçanti ai i vogël dhe i mesëm. Sipas të dhënave të Tatim-Taksave, gjatë vitit që lamë pas, në Tiranë u krijuan 6090 vende të reja pune, kryesisht nga biznesi i vogël dhe nga biznesi i mesëm. Ky është një impakt i drejtpërdrejtë i klimë së re miqësore, që qyteti ka krijuar me biznesin, i vendosmërisë sonë për të thjeshtuar tarifat dhe për t’i ulur dhe eleminuar ato, për të vazhduar një proces të pandalshëm të uljes së taksave dhe për ta bërë mbledhjen e taksave një proces sa më transparent, të drejtë dhe të barabartë”- vijoi kryebashkiaku Basha.
Sipas tij punët publike që kanë nisur anembanë Tiranës kanë siguruar deri tani 250 vende të reja pune, dhe është vetëm 1/3 e punëve publike, ndërkohë që të tjera priten të hapen dhe me volume më të mëdha, në mënyrë që qyteti të përfitojë edhe 1000 vende të tjera pune.
“Shpresoj se në fund të ekzekutimit të punëve publike të parashikuara në buxhetin e vitit 2012, të cilat po kështu po prokurohen në mënyrë transparente dhe në respekt të plotë të ligjit, qyteti i Tiranës do të fitojë edhe 1000 vende të reja pune dhe këtu nuk llogaris ato punë madhore, të cilat po kryhen në bashkëpunim edhe me fondet e qeverisë shqiptare, si Unaza e Madhe e qytetit apo ndërhyrje të tjera në infrastrukturë të cilat në vetvete përllogariten të kenë krijuar mbi 400 vende të tjera të reja pune’- tha ai.
Duke iu referuar angazhimit të tij për orientimin e vendve të punës nga rinia, ai tha se në një qytet q ëka afro 100 mijë studentë ka kërkesa të mjaftueshme për vende pune.
“Pikërisht në këtë kuadër, ajo që kemi nisur me Dhomën e Tregtisë, shkëmbimi i informacionit midis punëkërkuesve dhe punëdhënësve është diçka që Bashkia do të vazhdojë ta ndjekë me prioritet të madh”.

Në fund të fjalës së tij Basha deklaroi se buxhetit të vitit 2013. Bashkia e Tiranës në këtë buxhet do t’i propozojë Këshillit Bashkiak, një fond prej 2 milionë eurosh, i cili do të përdoret për të garantuar dhe kredituar ndërmarrjet e reja të vogla dhe të mesme të nisura nga qytetarë të Tiranës, nën moshën 35 vjeçare.

“Unë kam besim të plotë se kësaj përpjekje tonës, e cila në themel ka besimin tek biznesi i vogël, besimin tek sektori privat, si gjeneratori më i sigurtë i vendeve të punës, do t’i bashkangjiten së shpejti fonde private apo jo qeveritare me të cilat jemi në diskutime, por edhe vetë qeveria e Shqipërisë në mënyrë që ky fond brenda vitit 2013, të arrijë jo më pak se 6 milionë euro, para që do të destinohen tërësisht për garantimin dhe kreditimin me interesa të ulta të qytetarëve të Tiranës, nën moshën 35 vjeçare, të cilët duan të hapin biznesin e tyre”- theksoi Basha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat