"Në këto vite opozita ka ndjekur politikë bllokuese"

Shqipëria

"Në këto vite opozita ka ndjekur politikë bllokuese"

Më: 14 tetor 2012 Në ora: 17:04

Deputeti demokrat Fatbardh Kadilli, në intervistën dhënë në studion e “ABC News”, thekson se Partia Socialiste ka ndjekur mëe vetëdije një linjë politike bllokimi ndaj reformave, të cilat afrojnë vendin me Bashkimin Europian. Sipas tij, të njëjtin qëndrim po mbajnë edhe me 3 kriteret që Komisioni Europian i ka lënë për detyrë Shqipërisë për të plotësuar.
“Deri më sot përballë Brukselit Rama ka mundur të gjejë kauza në dukje parimore, si transparenca e zgjedhjeve. Por kur shkon në Bruksel dhe thua se nuk voton Gjykatën e Lartë për Fierin, që është lojë pushteti e jo parimesh, aty përfundoi çdo lojë hileqare e Ramës. Dhënia e statusit ishte shuplakë për Ramën”, u shpreh Kadilli.
Për ligjvënësin demokrat, nëse do të vijohet me këtë linjë bllokimi për procesin e integrimit, atëherë do të jenë vetë qytetarët që në zgjedhjet e 2013 do ta ndëshkojnë Partinë Socialiste.
“Do ishte e turpshme që PS të vazhdojë bllokimin. Ndihet nervozizmi dhe nëse do tentojnë të vazhdojnë me këtë linjë politike do të ndëshkohen nga qytetarët shumë më ashpër në 2013”, deklaroi ai.
Në analizën e tij, Fatbardh Kadilli thekson se kanë qenë deputetët socialistë, që përmes bojkotit parlamentar në mënyrë absurde, kanë dëmtuar procesin integrues të Shqipërisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat